Petrushevski: Këshilli Gjyqësor ende hesht ndaj Pajazit Pajazitit, kjo heshtje është dëshmi se pse duhen reforma

VMRO-DPMNE sërish ka akuzuar Gjykatësin Pajazit Pajaziti se ka denigruar sistemin e drejtësisë. Partia në pushtet nuk heq dorë nga dhënia e përgjegjësisë dhe shkarkimi I tij.  Sipas tyre, heshtja e Këshillit Gjyqësor është dëshmi pse duhet të reformohet ky institucion.

“Besimi dy për qind nga populli dhe Këshilli Gjyqësor ende hesht për Pajazit Pajazitin, i cili lejoi arratisje, fali një ish-funksionar të BDI-së dhe liroi banditë nga aeroporti i Shkupit. A ka dikush dilemma  në drejtësi pse populli ka besim 2%? Këshilli Gjyqësor prej ditësh ka toleruar Pajazit Pajazitin, i cili jo vetëm që lejoi arratisjen e Blerim Ramadanit, por në vend që ta dënonte me burg, e dënoi me kusht Ixhet Memetin, i cili pranoi ryshfet. Është e barabartë me amnisti. I njëjti Pajaziti  liroi banditë nga aeroporti i Shkupit dhe është plotësisht në përputhje me politikat e BDI-së dhe LSDM-së, në vend që të gjykojë sipas ligjit Paiaziti duhet të ishte shkarkuar shumë kohë më parë, nëse Këshilli Gjyqësor nuk do të ishte 100% i ndikuar nga BDI dhe LSDM-së. E përsërisim edhe një herë. Patjetër duhet të ketë reforma në drejtësi. Dhe para kësaj, institucionet duhet të mbarojnë punën e tyre dhe të fillojnë të sanksionojnë Pajazit Pajazitin, për të kursyer atë vlerësim 2%, nëse nuk është shkrirë”, deklaroi Brane Petrushevski, deputet nga VMRO-DPMNE.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share