Petrovska nënshkroi marrëveshje për blerjen e pjesëve për fluturake nga Çekia

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe ambasadori çek Jaroslav Ludva sot nënshkruan Marrëveshjen Kornizë në Ministri, e cila për herë të parë në historinë e Maqedonisë në mënyrë sistematike i zgjidh sfidat e blerjes në kohë të pjesëve të këmbimit, riparimit të pjesëve dhe furnizimit me material shpenzues për nevojat e helikopterëve transportues Mi -8/17, helikopterëve Bel 206 dhe avionëve Zlin 242L.

Marrëveshja kornizë kap vlerën e 5 milionë eurove, dhe marrëveshja është aktive për pesë vitet e ardhshme, pra deri në futjen në përdorim të platformave të reja të helikopterëve që janë planifikuar për prokurim në përputhje me planin për modernizimin e Armatës.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes, e hartuar sipas parimit Qeveri-me-Qeveri që përjashton të gjitha mundësitë për çfarëdo korrupsioni në këtë proces, ministrja Petrovska theksoi se kjo ditë është një nga ditët më të ndritura për Forcat Ajrore të Maqedonisë duke pasur parasysh se ajo mundëson dorëzim në kohë dhe të shpejtë të çdo pjese të nevojshme për funksionimin e plotë të fluturakeve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

„Forcat Ajrore janë përballur me mangësi sistemike në prokurimin dhe mirëmbajtjen e helikopterëve dhe avionëve, gjë që po trajtohet sot me një Marrëveshje Kornizë që nënkupton funksionimin e plotë të helikopterëve dhe avionëve brenda Armatës, deri në prokurimin dhe vënien në punë të helikopterëve të rinj për të cilat pres që së shpejti të merret një vendim”, tha ministrja.

Petrovska shprehu kënaqësinë e saj për bashkëpunimin e mëparshëm me Republikën Çeke dhe me fabrikën e aviacionit për riparim “LOM-Pragë, të cilët aktualisht janë duke riparuar dy helikopterë transportues të ushtrisë.

Ambasadori çeke Ludva falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyer të mbrojtjes që rezulton nga kjo marrëveshje dhe tha se “LOM-Praga” është një qendër riparimi që funksionon sipas standardeve më të larta të Aleancës.

„LOM-Praga” është një kompani shtetërore çeke në një vend anëtar të Aleancës që lehtëson seriozisht procesin e kontrollit të cilësisë dhe garanton vlefshmërinë e pjesëve të këmbimit. Pas analizave të bëra nga stafi ekspert në Ministri dhe Shtabi i Përgjithshëm, kjo kompani është veçuar si kompania më e përshtatshme për këtë lloj shërbimi. Ministria e Mbrojtjes ka përvoja jashtëzakonisht pozitive në bashkëpunim me këtë kompani, veçanërisht në lidhje me remontin e dy helikopterëve transportues të ushtrisë që duhet të kthehen në vend në gjysmën e parë të vitit 2024.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share