Petrovska: Me donacionin për Ukrainën nuk cenohet siguria e vendit tonë

OPINIONI DO TË NJOFTOHET SE PËR ÇFARË DONACIONI BËHET FJALË DHE NË ÇFARË SASIE

Me donacionin për Ukrainën nuk cenohet siguria e vendit tonë, tha sot për mediat Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut Slavjanka Petrovska, raporton Klan M.

E pyetur për ndihmën ushtarake që vendi ynë i dhuroi Ukrainës, ministrja Petrovska nuk dha shumë detaje për siç tha ajo se bëhet fjalë për informata të klasifikuara dhe për shkaqe të sigurisë nuk ka shumç detaje por premtoi se në momentin që Qeveria do të vendos për de-klasifikimin e të njëjtave, opinioni do të njoftohet se për çfarë donacioni bëhet fjalë dhe në çfarë sasie.

“Bëhet fjalë për 3 vendime për donacion, që janë të klasifikuara për shkaqe të sigurisë, ato vendime përmbajnë në vete detaje se për çfarë lloji të pajisjes bëhet fjalë dhe në çfarë sasie. Miratuam vendim për donacion dhe pajisje ushtarake për nevojat e trupave të armatës ukrainase. Detaje nuk janë publikuar për shkaqe sigurie, kjo nuk do të thotë se në momentin që do të vlerësojmë se nuk ekziston kurrfarë rreziku në aspektin e sigurisë, ato 3 vendime do të de-klasifikohen dhe opinioni absolutisht do të mësoj se për çfarë pajisje bëhet fjalë dhe në çfarë sasie kemi donuar” – deklaroi Petrovska.

Ministrja Petrovska në shpalosjen e aktiviteteve për 30 vjetorin e ushtrisë sonë shtoi se të rinjtë janë shumë të interesuar të jenë pjesë e ARM-së dhe informoi se në shtator do të ketë konkurs për punësim për 200 të rinj ushtarë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share