Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Pektoviq, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për shënimin e 145 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Petkoviq tha se Kurti duhet të frymëzohet nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit e jo nga Lidhja e Prizrenit.
“Rezoluta 1244 e cila po ashtu miratua në këtë ditë është një dokument juridik ndërkombëtar i detyrueshëm për Kosovën dhe nëse tashmë është dashamirës i përvjetorëve dhe historisë, Kurti nuk duhet të kthehet në të kaluarën e lashtë por të frymëzohet në atë dokument të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha ai, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Pektoviq fantazoi se 145 vjet më parë, një grup i otomanëve u mblodhën në Prizren për ta themeluar Lidhjen e Prizrenit, i cili cilësoi se ishte kryeqyteti i perandorëve serbë./KlanMacedonia