Petkov: Më e rëndësishmja për ne është të sigurojmë121 deputetë

QEVERIA NË SOFJE KËRKON MBËSHTETJE PËR BUXHETIN, ÇËSHTJA E MAQEDONISË SË VERIUT NË HIJE

Me vlerësimin se zgjedhjet e parakohshme janë skenari më i keq, Kryeministri bullgar Kiril Petkov ka deklaruar se për momentin më e rëndësishme për të është sigurojë shumicë të deputetëve në Kuvendin Popullor në mënyrë që Qeveria të vazhdojë me punë. Pas largimit nga koalicioni qeveritar, pesë nga gjithsejt 25 deputetë të partisë “Ka një popull të tillë”, tashmë janë larguar nga partia e shoumenit Sllavi Trifonov dhe pritet ta mbështesin qeverinë. Petkovi ende nuk e ka shumicën e dëshiruar prej 121 votave të deputetëve. Testi i parë për Qeverinë është nesër, kur pritet debati dhe votimi për buxhetin e Bullgarisë.

Qeverisë së Kiril Petkovit i mungojnë deputetë që të ketë shumicë në Parlament dhe të vazhdojë me punë. Prioritet është votimi i buxhetit të shtetit, për të cilin debati do të nisë nesër. Ndërkohë vazhdojnë pazarllëqet politike.

“Tani shpresoj se për kohë shumë të shkurtër, duke arritur që të marrim 12 deputetë si mbështetje plotësuese e qeverisë, gjërat do të zgjidhen dhe do të vazhdojmë shumë më mirë. Po, vazhdojmë me idenë se kjo qeveri është stabile.”deklaroi kryeministri bullgar Kiril Petkov

Pesë deputetë nga partia “Ka një popull të tillë”, të cilën lideri Sllavi Trifonov javën e kaluar e përjashtoi nga kabineti qeveritar, tashmë kanë bërë të ditur se largohen nga grupi parlamentar dhe për këtë tashmë e kanë njoftuar administratën e Kuvendit Popullor. Njëri prej tyre mohon se kanë marrë para për këtë.

“Për mua për momentin po bëhet përpjekje absolutisht e panevojshme për destabilizim të madh të vendit, për arsye shumë serioze gjeopolitike, si dhe në bazë ekonomike. Kjo është arsyeja bazë që më ka detyruar të mos e pranojë atë që ka ndodhur.” deklaroi deputeti i partisë “Ka një Popull të tillë“, Georgi Georgiev

Gazeta “24 çasa” jozyrtarisht ka publikuar se tre deputetë të partisë opozitare GERB, të ishkryeministrit Bojko Borisov, pritet ta mbështesin qeverinë, por për momentin nuk ka konfirmim zyrtar. Gazeta shton se Kryeministri Petkov, përveç për buxhetijn, planifikon që në Kuvend të propozojë heqje të vetos që tashmë dy vite e pengon Maqedoninë e Veriut t’i fillojë negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut, por për momentin nuk ka sinjale se do të sigurohet mbështetje politike për këtë. Bullgaria është nën presion të madh ndërkombëtar për heqjen e vetos e cila e frenon procesin e zgjerimit të BE-së, por edhe nën presion që të miratojë dhjetëra ligje, në mesin e të cilave edhe për luftën kundër korrupsionit në vend, si kusht që deri në fund të vitit të marrë fonde evropiane në vlerë 12 miliardë euro./KLanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share