ISHKRYEMINISTRI I BULLGARISË ME NOTËN 5,5 PËR DIPLOMACINË E TIJ
Propozimi francez është jashtëzakonisht i mirë për Sofjen, sepse pozicionet bullgare i ka bërë evropiane, vlerëson kryeministri bullgar në dorëheqje Kiril Petkov dhe pranon se në Maqedoninë e Veriut për momentin është e vështirë të pranohen këto pozicione. Megjithatë shton se në qoftë se vendi dëshiron të zhvillohet rruga evropiane është drejtimi i vetëm.
Maqedonia e Veriut ishte temë e zhvendosjes së vëmendjes në gjashtë muajt e kaluar në Bullgari, për aq sa zgjati kabineti qeveritar nën udhëheqjën e Kryeministrit Kiril Petkov, i cili është në dorëheqje.
“Maqedonia e Veriut ka qenë një lloj mjegulle për zhvendosjen e vëmendjes. Derisa përpiqeshin të marrin mjete për autostrada dhe të shpenzohen shuma të mëdha parash, Maqedonia e Veriut ishte për zhvendosjen e vëmendjes në shoqëri.” – deklaroi Kiril Petkov.
Megjithatë Petkovi shpreh kënaqësinë për suksesin e propozimit francez për kompromis me Shkupin, për të cilin në intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar, e lavdëroi ministren Teodora Gençovska dhe ekipin e tij.
“Propizimi francez ishte jashtëzakonisht i mirë dhe e ka bërë pozicionin bullgar të bëhet pozicion evropian. Ajo që për momentin ndodh në Maqedoninë e Veriut është … ata e kanë shumë të vështirë ta pranojnë këtë pozicion në të moment, por sipas meje ata do ta kuptojnë dhe duhet ta kuptojnë se në qoftë se Maqedonia e Veriut zhvillohet, rruga evropiane është rruga e vetme për këtë shtet. Do të ishte e tmerrshme në qoftë se Shqipëria pranohet në rrugën drejt BE-së, ndërsa Maqedonia e Veriut jo.” – tha Petkov.
Në qoftë se dikush kërkon vlerësim për diplomacinë bullgare në raport me kontestin me Maqedoninë e Veriut, Petkov thotë se do ta vlerësonte me notën 5,5. Propozimin francez për hapjen e negociatave me BE-në pritet që deputetët në Kuvendin e Maqeodnisë së Veriut ta shqyrtojnë pasi të kalojë ribalanci i buxhetit. Ndërkohë nuk kanë të ndalur protestat e thirrura nga ana e opozitares VRMO-DPMNE, kundër propozimit francëz për kompromis dhe gjoja “bullgarizimin” e maqedonasve. /KlanMacedonia/