Peticioni ‘Google, Recognize Kosovo’ arrin mbi 11 mijë nënshkrime

Peticioni për njohjen e Kosovës si shtet në platformat e saja ka arritur mbi 11 MIJË NËNSHKRIME!

Falë mbështetjes së palodhshme të shumë njerëzve dhe mediave, ky peticion ka arritur të jetë një ndër peticionet me rritjen më të madhe në rajon.

Figura të njohura të skenës artistike, sportive, politike – si Vlora Çitaku, Capital T, Rina Balaj, Ilir Shaqiri, Erolld Belegu, dhe të tjerë – kanë mbështetur fuqishëm këtë iniciativë.

Eduard Luta, nismëtari i peticionit nga dua.com, ka thënë:

“Mbledhja e më shumë se 11 mijë nënshkrimeve brenda një kohe kaq të shkurtër e ka treguar edhe njëherë se sa të bashkuar dijnë të jenë shqiptarët rreth një çështjeje të përbashkët.”

Ky peticion ka marrë përkrahje edhe nga kompani të njohura shqiptare si ICK, Tive Inc, PECB, KodeLabs, etj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share