Peticion në facebook: T`u merret shtetësia bullgare personave që përhapin urrejtje ndaj Bullgarisë

Në faqen e Facebookut “Bullgarët nga Maqedonia” është publikuar një peticion online për marrjen e shtetësisë bullgare të Maqedonasve, sic thuhet, që përhapin urrejtje ndaj Bullgarisë.

Autori i peticionit, sic percjell KlanM, që aktualisht mbështetet nga afër 200 persona është Dimçe Jamandiev.

“Ne të faqes “Bullgarët nga Maqedonia” u bëjmë thirrje organizatave qeveritare dhe joqeveritare t`i bashkangjiten nismës sonë për marrjen e shtetësisë bullgare, të njerëzve nga Maqedonia që janë pajisur me shtetësi bullgare kurse sot ofendojnë dhe përhapin urrejtje ndaj Bullgarisë” – thuhet në thirrje.

Vlerësohet se mbi 100.000 shtetas të RMV-së janë pajisur me pasaporta bullgare, që të kenë qasje në tregun e punës të BE-së.

Mediat, sic percjell KlanM, kanë njoftuar për rritje dramatike të numrit të qytetarëve maqedonas që janë pajisur me shtetësi bullgare. Gjatë vitit 2020 dhe 2021, sipas agjencisë bullgare të lajmeve BGNES që është thirrur në statistikat zyrtare të Ministrisë bullgare të Drejtësisë, ka pasur 16.700 qytetarë nga RMV-ja që kanë marrë shteësinë bullgare.

Në mungesë të informacioneve zyrtare, në RMV mbeten vetëm spekulimet, se sa është numri i qytetarëve të RMV-së që ndër vite janë pajisur me shtetësi bullgare.

Por, sic njofton KlanM, Enti Shtetëror për Statistika sipas të dhënave nga Regjistrimi 2021, njofton se rreth 3% e popullatës rezidente në vend ka shtetësi të dyfishtë, kurse pjesa më e madhe, krahas shtetësisë maqedonase kanë edhe atë bullgare.

Shifrat flasin se 19.761 qytetarë nga popullata rezidente kanë shtetësi bullgare, 19.645 kanë pasur shtetësi të dyfishtë maqedonaso-bullgare, derisa 116 persona që jetojnë në RMV kanë vetëm shtetësi bullgare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share