Një turiste 60-vjeçare nga Bosnje Hercegovina ka humbur jetën këtë të hënë në Durrës, si pasojë e një arresti kardiak. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se gruaja humbi jetën sapo u fut në ujë.
“Rreth orës 13:20, në lagjen nr.13, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin, në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën, shtetasja S. V., 60 vjeçe, banuese në Bosnje Hercegovinë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në një njoftim të policisë së Durrësit./tvklan.al