Të paktën pesë persona humbën jetën pasi një helikopter që transportonte turistë të huaj u rrëzua të martën pranë malit Everest në Nepal dhe një person tjetër që ndodhej në fluturake është ende i zhdukur.
Helikopteri u rrëzua në zonën Lamajura dhe shpëtimtarët kishin gjetur trupat e pesë personave dhe po kërkonin për të gjashtin, tha Basanta Bhattarai, administratorja kryesore e qeverisë në zonë.
Avioni po kthehej në kryeqytetin Katmandu të martën në mëngjes, pasi solli pesë turistët në një udhëtim turistik në majën më të lartë të botës, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.