Në Gjykatën Kushtetuese janë dorëzuar 5 nisma në lidhje me kaosin për ndryshimin e dokumenteve personale. Këtë e konfirmoi edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, duke shtuar se lëndët janë në duart e ekipeve që po punojnë mbi to. Kacarska tha se nuk mund ta dijë se kur lëndët do të arrijnë në seancë, sepse kjo varet nga ekipi që punon mbi lëndën.
“Konkretisht nuk mund të ju them se çfarë është kontestuar, por ka të bëjë me periudhën për lëshimin e dokumenteve personale, vlefshmërinë e tyre, sepse ka disa dokumente që ende janë të vlefshme dhe liria e lëvizjes që është kufizuar, por këtu qytetarët duhet ta dinë patjetër se liria e lëvizjes nuk është kompetencë e gjykatës kushtetuese. Këtu do të theksoja se tani politikanët, shpresoj, se do të kuptojnë se pse unë 2 vjet e gjysmë kam qenë mbështetëse për vendosjen e kallëzimit kushtetues”, tha Dobrilla Kacarska. tvklan.mk