Përvoja e vendeve baltike për anëtarësim në BE e dobishme për procesin tonë të negociatave

Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Zëvendësja e kryenegociatorit me BE-në, Drita Abdiu-Halili, sot dhe nesër do të merr pjesë në punëtorinë në nivel të lartë të programit TAIEX të Komisionit Evropian, e cila sot dhe nesër mbahet në Vilnius, Lituani.

Abdiu-Halili mori pjesë në sesionin me temë: “Progresi dhe sfidat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e aderimit drejt BE-së dhe përkrahja e nevojshme”, ku iu referua rastit të Maqedonisë së Veriut dhe rrugën e saj drejt aderimit në BE.

Në fjalën e saj ajo theksoi arritjet, sfidat dhe pikë kthesat kyçe të rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt integrimit evropian.

Maqedonia e Veriut, duke theksuar se është qëllim strategjik që Qeveria të jetë e përkushtuar fuqishëm në realizimin e obligimeve dhe detyrave që i kemi në rrugën drejt BE-së dhe se me të gjitha kapacitetet në dispozicion në mënyrë maksimale do ta shfrytëzojmë procesin e  përshpejtuar të aderimit në Union.

“Metodologjia e re e aderimit në BE jep shpresë të re. Shkëmbimi i përvojave midis vendeve kandidate dhe vendeve që negociojnë është i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm për vetë procesin. Zgjerimi i BE-së me anëtarë të rinj si dhe plani i zhvillimit për Ballkani Perëndimor japin dinamikë dhe motivim të ri për të gjithë ne, që të punojmë për të arritur qëllimin dhe të bëhemi anëtarë të plotë të Unionit deri në vitin 2030”- tha ndër të tjerash Abdiu-Halili.

Në këtë drejtim, ajo shtoi se ngjarje të tilla, të cilat shkëmbejmë njohuri, përvoja dhe praktika të mira, përforcojnë lidhjet e bashkëpunimit mes vendit tonë, partnerëve evropianë, si dhe vendeve të tjera që negociojnë ose pritet të hapin negociatat në të ardhmen e afërt.

Ngjarja u hap nga Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për fqinjësinë dhe negociatat e zgjerimit, Gert Jan Kopman dhe Mikela Matuela, Ushtruese e detyrës Drejtor për Ballkanin Perëndimor, të cilët në fjalët e tyre potencuan përkushtimin e Komisionit Evropian për mbështetje të vendeve kandidate dhe kandidatëve potencial në përpjekjet e tyre për anëtarësim në BE dhe duke theksuar se zgjerimi paraqet mundësi dhe jo një sfidë për BE-në dhe në këtë drejtim do të shkojë procesi i zgjerimit, me mbështetje të plotë të Komisionit Evropian.

Qëllimi i kësaj ngjarjeje është shkëmbimi i përvojave të rëndësishme nga proceset e aderimit të vendeve baltike dhe identifikimi i praktikave më të mira që mund të aplikohen në vendet që tani janë duke negociuar, siç është rasti me Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë ngjarje, i cili u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Lituanisë, marrin pjesë përfaqësues të lartë nga vendet anëtare të BE-së, kryenegociatorë dhe kryenegociatorë të mëparshëm nga vendet që u bashkuan me BE-në në vitin 2004, si Letonia, Lituania dhe Estonia, së bashku me vendet e Ballkani Perëndimor që tashmë po negociojnë: Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Në mënyrë shtesë, kishte të pranishëm edhe përfaqësues nga vendet e treshit së bashkuar, duke përfshirë Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, të cilat pritet që deri në fund të vitit të fillojnë negociatat e aderimit me BE-në.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share