Maqedonia e Veriut shënon 152 vjetorin e lindjes së revolucionarit Goce Dellçev, I cili para më shumë se një shekulli botën e kishte kuptuar si fushë për garë kulturore mes popujve.
Për nder të ditëlindjes së tij, shumë delegacione të vendit kanë vënë kurora me lule në kishën “Shën Spasi” në Shkup, por jo edhe përfaqësues të Sofjes zyrtare, sic ishte vitin e kaluar.
Kurora me lule ka vendosur edhe Presidenti Stevo Pendarovski. Sic thuhet në një komunikatë nga Kabineti Presidencial, në kuadër të ngjarjes shtetërore, kurora me lule kanë vendosur përfaqësues të kreut shtetëror, ministra të Qeverisë, përfaqësues të Kuvendit dhe përfaqësues të partive politike dhe shoqatave qytetare, por edhe nga Kisha Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit.
Për shkak të protokolleve të sigurisë, ishin vendosur dy postblloqe kontrolli nga MPB-ja.
Kujtojmë se vitin e kaluar përvjetori I lindjes së Goce Dellçevit u shënua me barrikada policore, fluturime të helikopterëve mbi Shkup, me lëvizje të kontrolluar të qytetarëve dhe mediave, por edhe me cënime të rendit dhe qetësisë publike në kufirin me Bulgarinë.
Mbetjet mortore të Goce Dellçevit nga viti 1946 gjenden në oborrin e kishës “Shën Spasi” në Shkup./tvklan.mk