Përveç burgimit, kryetarit të Stambollit i ndalohet garimi në zgjedhjet e ardhshme

Kryebashkiaku i Stambollit është burgosur për “fyerje” të zyrtarëve në një gjyq të diskutueshëm përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Ekrem İmamoglu u dënua për “fyerje” të anëtarëve të Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë dhe u dënua me dy vjet e shtatë muaj burgim. Shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Gjykata turke vendosi gjithashtu një ndalim politik që e pengon atë të kandidojë në zgjedhje gjatë së njëjtës periudhë.

Kritikët e kanë kritikuar gjyqin si një përpjekje për të eliminuar një kundërshtar kyç të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në qershor 2023.

Kryebashkiaku 52-vjeçar, i cili i përket partisë kryesore opozitare, Partisë Popullore Republikane (CHP), pritet të apelojë vendimin e gjykatës.

Imamoglu e ka deklaruar gjithmonë “besimin e tij në drejtësinë turke” dhe e ka dënuar rastin si “politik”.

Mijëra protestues u mblodhën para ndërtesës së bashkisë në Stamboll të mërkurën për të denoncuar vendimin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share