Përshkallëzimi i dhunës në Gaza dhe Liban, 27 të vdekur nga sulmet izraelite

Në 24 orët e fundit, të paktën 27 persona kanë humbur jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një serie sulmesh izraelite. Këto sulme janë ndërmarrë si hakmarrje për një sulm me dron që goditi Tel-Avivin. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë deklaruar se operacionet kanë për qëllim eliminimin e plotë të strukturave të Hamasit.

“Ekipi luftarak i Brigadës Alexandroni vazhdon të luftojë në qendër të Rripit të Gazës dhe sulmon infrastrukturën terroriste në zonë,” deklaroi ushtria izraelite në rrjetin social X. Në bashkëpunim me avionët e Forcave Ajrore, forcat izraelite eliminuan disa terroristë që ndodheshin në një godinë që përbënte kërcënim.

Ndërkohë, tensionet janë rritur edhe në kufirin verior të Izraelit me Libanin, ku vepron organizata militante Hezbollah, e mbështetur nga Irani. Presidenti i Parlamentit libanez, Nabih Berri, paralajmëroi për pasojat e mundshme të përshkallëzimit të situatës, duke theksuar se një konflikt i zgjeruar do të kishte ndikim serioz edhe në Evropë dhe në botë.

Pavarësisht paralajmërimeve, forcat izraelite kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj ndërtesave ushtarake të Hezbollahut në zonën Hula të Libanit jugor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share