Përsëri tensione në Myftininë e Tetovës/ Qani Nesimi assesi nuk ia lëshon karrigen Selver Xhemailit!

Assesi të qetësohen ujërat në Myftininë e Tetovës. Pas informatave të sotme se Myftiu i emëruar nga Reisi, Selver Xhemaili do të ketë edhe një tentim për të marrë detyrën dhe për tu futur në Myftininë e Tetovës një gjë e tillë nuk ndodhi.

Forcat policore që në mëngjes vizituan Myftininë e Tetovës dhe ish myftiun Qani Nesimi por nuk arritën të bindin të njejtin të largohet nga selia e muftinisë. Nesimi thotë nuk do të largohet nga selia edhe krahas vendimit gjyqësor.

“Derisa organi vendimmarrës i Myftinisë nuk do të merr vendim tjetër për largimin tim unë do të respektoj vendimet e organit vendimmarrës të Myftinisë, që sipas Kushtetutës së BFI-së është njëri prej katër organeve vendimmarrëse në RMV. Dhe derisa mexhlisi i xhamive dmth shumica e hoxhallarëve dhe këshillave të xhamive janë në qëndrimin se unë jam Myfti legjitim i tyre, unë do ti respektoj këto vendime” tha Myftiu i shkarkuar Qani Nesimi

Sa i përket mundësisë për eskalim të situatës, Nesimi përsëri thekson se janë të gatshëm për të mbrojtur vendimet siç thotë ai të organeve vendimmarrëse të Myftinis së Tetovës.

“Deri tani përvoja na tregon se Shaqir Fetahu dhe U.D Myftiu i dhunshëm janë treguar të pakujdesshëm dhe gjithmonë kanë bërë presione në forma të ndryshme që ne të lëshojmë Myftininë. Derisa ky botëkuptim dhe mentalitet i bazuar në vendime anti-ligjore dhe anti-kushtetuese dominon, ne në çdo rast jemi të kujdesshëm që të mbrojmë të drejtën ligjore të organit vendimmarrës të Myftinisë dhe të mexhlisit të Xhamive të Myftinis së Tetovës gjithmonë duke u bazuar në Kushtetutën e BFI-së” tha Myftiu i shkarkuar Qani Nesimi

Kujtojmë që javë më parë Bashkësia Fetare Islame deklaroj se ata kanë fituar proceset gjyqsore dhe kërkuan që autoritetet të ndërmarrin masa për largimin e uzurpatorëve nga selia e Myftinis së Tetovës duke penguar kështu eskalimin e mundshëm të situatës. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share