Përsëri të shtëna në Shkup! Është shtënë me armë zjarri drejt një veture…

Sërish të shtëna me armë në Shkup, këtë herë në komunën e Kisella Vodës.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, një person ka shtënë me armë zjarrin drejt një veture e cila ka qenë e parkuar teksa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja plumbash.

“Më 06.10.2024 në ora 21.13 në SPB Shkup, B.J. nga Shkupi ka denoncuar se një person me armë zjarri ka gjuajtur në drejtim të veturës së tij “Opel korsa” me targa të Shkupit, e parkuar para shtëpisë së tij në lagjen “11 Oktomvri” në Shkup. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Kisella Vodë dhe janë gjetur katër plumba”, thuhet në raportin policor.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share