Përplasje VMRO DPMNE – LSDM/ Akuza e kundërakuza se cila parti është më e korruptuar dhe e kriminalizuar

Po të mos ishte krimi i LSDM-së dhe BDI-së, ndoshta do të kishte mjete për paga më të larta – reagojnë nga VMRO-DPMNE-ja lidhur me kërkesën e socialdemokratëve për rritjen e pagës minimale në 500 euro.

Partia në pushtet thotë se LSDM-BDI duhet të përgjigjen për krimet, kurse ndërkohë i bëjnë thirrje LSDM-së që të heq dorë dhe t`i dënojë Vasko Kovaçevskin, Pece Mirçevskin, Filip Andov Sokol, Grubin dhe Bajramin.

“LSD-ja vodhi shtetin. 7 vite përmes tenderave thithën miliona. Krimi i LSDM-së në Qeveri u kushtoi shumë qytetarëve. Derisa ishte në pushtet shteti zhytje në varfëri. VMRO-DPMNE stabilizoi buxhetin. Fillimisht u rritën pensionet, kurse rriten edhe pagat. Me stabilizimin e mëtutjeshëm dhe rritjen ekonomike në mënyrë plotësuese do të rritet edhe pagat në tërësi” – thonë nga VMRO.

Nga Grueski, përmes Janakieskit dhe Jankulovskës, DPMNE-ja asnjëherë nuk hoqi dorë dhe nuk u distancua nga kjo strukturë kriminale në radhët e tyre – kundërpërgjigjen socialdemokratët duke pohuar se VMRO-DPMNE mbetet sinonim për krim dhe korrupsion dhe parti me funksionarë më shumë të dënuar në historinë e vendit.

“Nëse DPMNE heq dorë nga të gjithë të dënuarit dhe të akuzuarit në radhët e tyre, në “Pallatin e Bardhë” do të mbeten vetëm punonjësit e sigurimit. Kjo është e vërteta që duan ta fshehin pas frazave boshe dhe manipulimeve politike” – thonë nga LSDM.

Socialdemokratët zotohen se nuk do të heshtin dhe nuk do të frikësohen por adresojnë akuza ndaj VMRO-DPMNE-së se nisim sërish me metoda të vjetra, me përndjekje politike, gënjeshtra dhe tentativa për të etiketuar opozitën. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share