Përplasje në sferën e energjetikës/ LSDM-ja me akuza për kartele – VMRO-DPMNE me kundërakuza!

PËRPLASJE NË SFERËN E ENERGJETIKËS

LSDM dhe VMRO-DPMNE edhe sot kanë vazhduar përplaset mes tyre këtë herë në sferën e energjetikës, duke shkëmbyer akuza për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitave.

Karteli energjetik në prokurimet publike është skandal i ri me kompanitë që janë të lidhura me Sanja Bozinovskën ministren aktuale të energjetikës, ka akuzuar sot LSDM-ja.

Kompanitë, disa prej të cilave janë të lidhura me Bozhinovska, formuan një kartel energjetik. Me synimin për të diktuar çmimin e importit të energjisë elektrike në tenderin e ELEM-it të zhvilluar në vitin 2012 dhe për të përfituar. Dhe kujdes, nuk ka ndodhur një herë, ka pasur 11 shkelje, 11 herë! Pra, a është kjo normale, sigurisht që nuk është! Për disa nga këto kompani që kanë hyrë në kartel, Drejtoria doganore ka zbuluar evazion fiskal në vlerë prej 1.8 milionë euro” – tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënse e LSDM-së.

Skandali me borxhin e Bozhinovskës ende nuk është mbyllur thonë nga LSDM duke shtuar se tani po shohim se ka një të ri me kartele dhe përvetësime.

Hesht Mickoski, hesht Bozinovska edhe për borxhin prej 1 milion eurosh ndaj shtetit  gjegjësisht MEPSO-s.

A janë këto aftësitë menaxheriale për të cilat Mickoski e emëroi Bozhinovskën si personin e parë në sektorin e energjisë?

 LSDM dyshon se Mickoski dhe Bozhinovska po planifikojnë përvetësime dhe fitime përmes skemave të ngjashme dhe se pikërisht kjo është arsyeja e krijimit të ministrisë së re të energjetikës .

Ndërkohë kanë reaguar edhe nga VMRO DPMNE me kundërakuza duke mos u përgjur në atë që publikoi LSDM.

VMRO-DPMNE përmes Qendrës së saj të Komunikimit ka publikuar pretendime se kryesia e mëparshme e MEPSO-s, nën udhëheqjen e LSDM-së dhe BDI-së, i ka shlyer 14 milionë euro borxh djalit të Musa Xhaferit dhe disa firmave të tjera të afërta me qeverinë. Herën tjetër LSDM kur do të flasë për borxhin e kompanisë ku ishte ortake ministrja Sanja Bozinovska, le të pyesin se si vëllai i Filipçes e ka blerë një central fotovoltaike dhe me kë e ka ndërtuar atë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share