Përplasje në Parlamentin Europian: Eurodeputetja polake sulmon verbalisht Ursula von der Leyen

Një incident i pakëndshëm ndodhi dje në Parlamentin Europian, pak para votimit për zgjedhjen e presidentit të Komisionit Europian. Eurodeputetja polake e ekstremit të djathtë, Ewa Zajaczoëska, sulmoi verbalisht Ursula von der Leyen, duke e akuzuar për shkatërrimin e ekonomisë evropiane dhe promovimin e politikave që, sipas saj, rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.

“Zonja Von der Leyen, është koha që dikush t’ju tregojë në sy se çfarë mendojnë shumica dërrmuese e qytetarëve për ju. Ju po shkatërroni ekonominë evropiane dhe po e çoni Evropën në gropë,” tha Zajaczoëska.

Ajo gjithashtu kritikoi Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane dhe Paktin e Emigracionit, duke e akuzuar von der Leyen për rritjen e varfërisë dhe rrezikimin e sigurisë publike.

Në atë moment, ndërhyri Roberta Metsola, duke tentuar ta ndërpresë Zajaczoëskën, ndërsa von der Leyen e shikonte situatën me qetësi dhe buzëqeshje. Ky incident ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka theksuar tensionet politike brenda Parlamentit Europian.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share