Vazhdojnë përplasjet mes opozitës dhe pushtetit për haxhimet e delegacionit të qeverisë në Samitin e NATOS në Uashington. Nga opozita kërkojnë lloari dhe të bëhen publike harxhimet, pshteti I sheh sit ë aryeshme mjetet e shenzuara.
Partia opozitare LSDM akuzon partinë në pushtet VMRO-DPMNE-në se po keqëpërdor paratë e takaspaguesve të RMV-së duke realizuar udhëtime luksoze të Mickoskit dhe ministrave të tij, me klasë biznesi dhe bileta gati 20 mijë euro. Ata thonë se Qeveria është e obliguar t’i publikojë të gjitha shpenzimet për udhëtimet skandaloze të Mickoskit dhe ministrave të tij sepse i paguajnë qytetarët.
”Ekstravaganca e Mickoskit dhe ministrave të VMRO-DPMNE-së po ndodh në masë të madhe dhe po fshihet nga qytetarët, që është forma më e korruptuar e hipokrizisë. Kur duhet të rritet paga minimale për punëtorët, Mickoski dhe ministrat e DPMNE-së në Qeveri thonë se nuk ka para. Epo, kur Mickoski dhe ministrat duhet të udhëtojnë, atëherë shohim luks, bileta të shtrenjta prej gati 20 mijë eurosh, klasa biznesi, delegacione të shumta e deri tek grumbullimi i familjarëve. A po bëhen hua të reja për këtë?, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Në kundërpërgjigjen e tyre ndaj akuzave të LSDM-së, VMRO-DPMNE thotë se qeveria e re nën drejtimin e Hristijan Mickoskit nuk ka praktikuar udhëtime luksoze me helikopterë dhe aeroplanë qeveritarë, në dallim nga qeveria e mëparshme e drejtuar nga Zoran Zaev dhe Radmila Shekerinska.
”Përderisa LSDM ishte në pushtet, kurse Zoran Zaev ishte kryeministër, ai udhëtonte nëpër Maqedoni me helikopter. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Radmila Shekerinska si ministre e Mbrojtjes, por zyrtarë të tjerë të LSDM-së nuk kanë hezituar ta përdorin helikopterin. Zyrtarët e LSDM-së, jo vetëm që e përdorën helikopterin për gjithë Maqedoninë, por edhe u luksuan, siç thotë populli, me aeroplanin qeveritar”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Nga VMRO-DPMNe thonë se shpenzimet e tyre ishin te arsyeshme. Sipas tyre, udhëtimi prej 20 mijë eurove në një samit të rëndësishëm siç, është Samiti I NATOS nuk është I madh, pasi sipas tyre, qeveria e re konsolidoi pozicionet ndërkombëtare të vendit. /tvklan.mk/