Përplasja Snopçe-Mickoski! Taravari: Duhet të kemi koordinim mes vete!

Shumica qeveritare duhet të ketë kooordinim më të madhë mes vete , kështu ka komentuar Arben Taravri përplasjet e para mes VLEN-it dhe VMRO DPMNE-së pasi kryeministri Mickovsku dje ju dëshirojë fat nëse duan të braktisin qeverinë shkaku I ligjit për branitellat sic kishte deklaruar deputeti Halil Snopce. Ai ka akuzuar LSDM dhe BDI-në se me cdo kushtë po mundohet të prishin raportet e partnerëve të koalicionit qeveritar.

Ministri i Shëndetësisë dhe kreu i Aleancës së Shqiptarëve, Arben Taravari

“Në përgjithësi, mendoj se kur planifikojmë të prezantojmë diçka si Qeveri, duhet të sinkronizojmë dhe të njoftojmë njëri-tjetrin, ndaj edhe reagimi i zotit Snopce ishte në këtë drejtim. Pra, ne nuk jemi të njoftuar, jemi në thelb kundër çdo gjëje që të kalojë pa rënë dakord mes nesh. Reagimi i Snopces ka qenë ashtu siç duhet dhe shpresoj se do të kemi një koordinim mes nesh dhe do ta kalojmë këtë problem të vogël që po përpiqet BDI-ja me LSDM-në ta fusin mes nesh.”

Nga partija opozitare LSDM kanë reaguar duke thënë se Snopçe dhe Mickoski së bashku me Taravarin duhet të ulen dhe të bëjnë diçka për qytetarët dhe jo të debatojnë dhe të kërkojnë fajtor kujdeshtar për dështimet e tyre..

“Qeveria punon vetëm kur duhet të bien dakord se si të ndajnë shtetin dhe të ndajnë privilegjet, për çdo gjë tjetër është krejtësisht jofunksionale. Në vend që të qeverisin në interes të popullit, ata bllokojnë progresin, vonojnë reformat dhe krijojnë një atmosferë pasigurie dhe përçarjeje. Qytetarët presin masa për të përballuar jetën e shtrenjtë, presin paga më të larta, projekte dhe debatojnë përmes mediave. Kjo vërteton në realitet paaftësinë e tyre.”

Deputeti Snopce tha dje se qëndron në deklaratat e tij se VLEN-i do të braktis qeverinë nëse ligji I branitellave kalon në parlament , edhe pse kryministri Mickovski ju dëshiroj fat dhe tha se partia e tij do të përkrah ligjin në fjalë .

Ligji I branitellave që u bë moll sheri mes partnerëve të koalicionit në parlament u propozua nga deputetja e LSDM Sllavjanka Petrovska ndërsa inicijativa për tu fut në rend ditë në seancë parlamentare u perkrahë edhe nga deputetët e VMRO DPMNE-së. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share