Përplaset për vdekje 36-vjeçari shqiptar, mediat: Dyshohet se po arratisej pas një grabitje

Një aksident i rëndë është regjistruar të enjten e shkuar në Itali. Një shqiptar 36 vjeç me iniciale A.K është përplasur për vdekje. Mediat shkruajnë se shoferi i makinës që e përplasi të riun është në hetim për vrasje në rrugë.

Në fillim të javës së ardhshme pritet që të kryhet një autopsi në trupin e pajetë të shqiptarit. I riu po kthehej në shtëpi. Ai u përplas në një autostradë në zonën mes Sarno dhe Palma Campania. Së bashku me të ka qenë edhe person tjetër, sipas mediave italiane, pasi dyshohet se po arratiseshin nga një grabitje. Të dy këta persona, si viktima dhe i arratisuri, kishin kapuça.

Sipas të njëjtave burime i riu u përplas nga një makinë tip “Mercedes”. Aksidenti ishte shumë i fortë aq sa 36-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë. Shoferi ka ndaluar rreth 2 kilometra e gjysmë larg vendit të aksidentit. Po ashtu, edhe ai ka pësuar disa dëmtime. Bëhet fjalë për një 66-vjeçar nga Padova.

Sipas autoriteteve, 36-vjeçari kishte disa precendetë penalë. Me vete në momentin e ngjarjes kishte mjete që përdoren për të hapur dyert e blinduara. Dyshohet se edhe bashkëpunëtori i tij kishte të njëjtat objekte me vete.

Prandaj dyshimet janë që 36-vjeçari ishte pjesë e një bande që merrej me grabitje në zonë. Megjithatë deri më tani nuk ka pasur asnjë denoncim për ndonjë tentativë grabitje që ka ndodhur natën e aksidentit. Por siç shkruajnë mediat, dyshohet se ndonjë tentativë e këtyre personave të ketë dështuar pasi mund të jenë parë nga banorët. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share