Përplasen dy trena në New York, 24 të plagosur

Ditën e djeshme, të paktën 24 persona u plagosën në New York, pasi dy trena të metrosë u përplasën, njëri prej të cilëve doli nga shinat, duke bllokuar një nga lagjet më të populluara të Manhattanit.

Rreth 300 njerëz u evakuuan ndërsa zjarrfikësit, gjithashtu larguan qindra njerëz nga një tren i tretë që nuk ishte i përfshirë, por duhej të ndalonte për shkak të përplasjes.

Tre linja të rrjetit të gjerë të një prej metrove më të vjetra në botë, u paralizuan dhe Upper West Side i Manhattanit, u rrethua nga zjarrfikësit, policia dhe ambulancat.

“Fatmirësisht askush nuk u plagos rëndë”, tha zëvendësshefi i FDNY, Ian Swords, duke shtuar se vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e përplasjes.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share