Disa automjete janë përplasur në Rrugën e Kombit. Klan News raporton se shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë mjegulla e dendur.
Sipas informacioneve paraprake, raportohet të jetë plagosur një 20-vjeçar. Aksidenti ka shkaktuar trafik në Rrugën e Kombit, ku është bllokuar njëri krah i rrugës.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aksidentit.
Detaje të tjera priten në vazhdim./tvklan.al