Viktima nga zjarret në Kaliforni
Këto janë pasojat e përmbytjeve katastrofike, të ditëve të fundit në Kentaki të Shteteve të Bashkuara. Bilanci është tragjik, 37 të vdekur e e dhjetëra të tjerë të zhdukur, të gjithë në qytetin lindor Xhekson. Mes viktimave janë edhe 4 fëmijë, motra e vëllezër të moshave nga 1 deri 8 vjeç, që humbën jetën pasi prindërit nuk arritën t’i nxirrnin nga shtëpia e tyre që u përpi nga ujërat e rrëmbyer.
Ekipet e emergjencës po punojnë për nxjerrjen e trupave të tjerë nga rrënojat e banesave të shkatërruara e të zhvendosura me dhjetëra metra nga rrymat e fuqishme të ujrëave. Moti i keq ka dëmtuar edhe linjat e energjisë elektrike duke lënë në errësirë mbi 12 mijë banesa.
Ndërsa në Kaliforni, janë zjarret ato që po shkaktojnë edhe këtë vit katastrofa. 2 trupa të shkrumbuar u gjetën në një automjet të djegur nga zjarret në veri të shtetit federal amerikan. Në të gjithë Kaliforninënumërohen dhjetëra vatra zjarri, që kanë shkrumbuar minimalisht 22 500 hektarë pyje, duke detyruar shpërnguljen e mijëra banorëve nga shtëpitë.
Tv Klan