Përmbytjet nga shiu kthejnë rrugët e Indisë në lumenjë

Shirat e rrëmbyer që kanë përfshirë zonat rreth Nju Delhit në Indi i kanë shndërruar rrugët në pishina, e duke shkaktuar kaos mes makinave dhe njerëzve.

ë premten, autoritetet në qytezën Gurugram, një periferi e Nju Delhit – ku shumë kompani kanë selitë e tyre dhe banojnë drejtuesit e këtyre bizneseve – urdhëruan mbylljen e shkollave dhe të aktiviteteve të tjera, duke u thënë njerëzve të punonin nga shtëpia.

Rrebeshet janë problem i përvitshëm në Azinë Juglindore dhe shtatori konsiderohet si sezoni i shirave të rrëmbyeshëm. Shpesh përmbytjet përhapen edhe në zonat urbane duke shkatërruar shtëpi dhe sipërfaqe të mëdha toke.

Megjithatë, disa prej banorëve vendas, e kanë marrë me sportivitet përmbytjen e rrugëve. “Noti nuk është problem, por vetëm se nuk duhet pirë uji”, thotë një banor për Reuters. “Tani ka kaq shumë ujë, saqë nuk besoj se do të thahet për dy ditë”./A2CNN

Lexo gjithashtu
Total
0
Share