Përmbytjet në Libi: Vështirësohen përpjekjet e kërkim-shpëtimit

Autoritet e kanë të pamundur të ndihmojnë të prekurit për shkak të infrastrukturës së dëmtuar

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit në Libi po vështirësohen.Autoritet e kanë të pamundur të aksesojnë zonat e goditura për të ndihmuar të prekurit për shkak të infrastrukturës së dëmtuar.

Në garë me kohën për të ndihmuar të mbijetuarit e përmbytjeve vdekjeprurëse në Libi dhe për të lokalizuar  viktimat.

Operacionet e kërkim-shpëtimit në qytetin bregdetar të Dernas në Libi po  vijojnë mes vështirësive për të aksesuar zonat  e prekura rëndë nga përmbytjet.

Rrugët që çojnë në disa zona të goditura nga stuhia Daniel janë ende pjesërisht të bllokuara, duke penguar  përpjekjet për të ndihmuar të prekurit.

Banorët në qytetin port janë ende në gjendje shoku  ndërsa kujtojnë edhe  momentet kur përmbytjet e furishme përfshinë   qytetin.

“Të gjitha familjet në zonë ishin në gjumë kur papritur qyteti u godit nga përmbytjet dhe e shkatërroi  plotësisht këtë zonë. Mbaj mend që uji arriti një lartësi prej rreth 10 metra ose ndoshta 11 metra.”

Përmbytjet  u morën banorëve  të dashurit dhe shtëpitë e tyre. Për situatën e krijuar ata fajësojnë  carjen e digave .

Disa orë para se të përmbyteshim, situata dukej e menaxhueshme nga autoritet lokale. Megjithatë,  shkaterrimi i digave shkaktoi përmbytje të cilat vrarë shumë njerëz. Është një tragjedi!

Autoritetet libiane kanë hapur një hetim për të parë nëse një gabim njerëzor ka shkaktuar këtë fatkeqësi e cila deri më tani u ka marrë jetën mbi 11 ,300 banorëve ndërsa të zhdukur rezultojnë 11 000 të tjerë.

Autoritet atje i druhen shpërthimeve të mundshme të sëmundjeve për shkak të numrit të lartë të viktimave.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share