Përmbytjet në Kosovë dhe Malin e Zi

Qytetet e Kosovës janë përballur me reshje të mëdha të shiut. Në komunën e Junikut, sipas zyrtarëve situata e krijuar nga reshjet e shiut ka shkaktuar vërshime dhe përmbytje. Rritja e nivelit të lumit Erenik ka shkaktuar probleme dhe disa fshatra dhe lagje po përballen me vështirësi.

Janë raportuar gjithashtu edhe rrëshqitje të dherave dhe dëmtim të rrugës në fshatin Jasiç ndërsa disa shtëpi janë përmbytur. Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë sjellë probleme dhe në komunën e Vushtrrisë.

Edhe në komunën e Pejës, përmbytjet kanë shkaktuar dëme në disa komuna, por situata është vendosur nën kontroll nga ekipet emergjente. Në Istog vërshimet shkaktuan dëme të konsiderueshme në disa shtëpi, biznese, në bujqësi.

Reshjet e dendura gjatë natës kanë shkaktuar probleme të shumta në Malin e Zi. Ulqini si dhe zona “Plazhën e Vogël”, raportohet se janë bllokuar nga reshjet e mëdha të shiut.

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë sesi reshjet e shumta kanë shkaktuar kaos në disa qyteteve në jug dhe veri të vendit dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me vështirësi.

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar gjithashtu probleme edhe në Berane për shkak të rritjes së menjëhershme të nivelit të ujit të lumit Lim dhe lumenjve të tjerë më të vegjël. Ndërkaq disa vendbanime në zonën Donji Talum janë përmbytur.

Shiu i dendur dhe përmbytjet kanë përfshirë edhe Podgoricën. Shtabi i emergjencave dhe fatkeqësive natyrore në Malin e Zi raporton se situata do të mbetet kritike edhe në orët në vijim në disa komuna.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share