Përmbytjet në Kinë, mbi 70 krokodilë në kërkim

Autoritetet e një qyteti jugor në Kinë kanë ndërmarrë një operacion për kapjen e më shumë se 7 krokodilëve që ia kanë mbathur nga ferma ku qëndronin pas një përmbytjeje.

Zvarranikët gjigandë mbaheshin në një fermë në Maoming por një rrebesh i fuqishëm nxori lumin nga shtrati dhe iu dha mundësinë të largoheshin.

69 krokodilë të rritur dhe të paktën 6 të vegjël janë të lirë. Banorët vendas janë paralajmëruar që  të mos dalin jashtë shtëpive.

Ekipet e emergjencës po përdorin pajisje detektimi për të gjetur krokodilët. Thellësia e ujit përbën një sfidë për operacionin që mund të rezultojë  edhe në përdorimin e injeksioneve vdekjeprurëse ndaj krokodilëve.

Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale kineze tregojnë krokodilët që notojnë pas tabelave rrugorenë segmentet e përmbytura. Ekipet e kërkimit lundrojnë me varka ndërsa kontrollojnë për zvarranikët.

Në disa video të tjera, krokodilët tërhiqen drejt tokës, me gojën dhe gjymtyrët të lidhur  teksa banorët në breg shohin me kureshtje.

Lëkura e krokodilëve konsiderohet e çmuar në Kinë ndërsa mishi i tyre besohet se ka vlera kurative, sipas mjekësisë popullore kineze./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share