Përmbytjet në Itali, kërkimet për të zhdukurit pa rezultat

10 viktima dhe 3 të zhdukur, autoritetet po u vijnë në ndihmë të evakuuarve

Kërkimet për tre persona që rezultojnë ende  të zhdukur si pasojë e përmbytjeve në Itali kanë rezultuar të pasuksesshme. Autoritet e kërkim-shpëtimit kanë vijuar përpjekjet për gjetjen e tyre edhe gjatë natës.

Aktualisht përpjekjet për të ofruar ndihmë po vijojnë pandërprerë për personat e zhvendosur dhe për ata që shtëpitë e tyre janë kthyer të pabanueshme për shkak të përmbytjeve.

Reshjet e  shiut në qytetin e Senigallias vijojnë ende, por ato nuk janë në të njëjtin intensitet.

Nga të dhënat e fundit që japin autoritet atje flitet për 10 viktima. Bilanci i viktimave u thellua pasi u gjet i pajetë një 80-vjeçar, trupi i të cilit u nxorr nga lumi Esino.

Tragjedia më e madhe ishte brenda një familje italiane ku trupi i një 17-vjeçare u gjet disa kilometra larg vendit ku u tërhoq zvarrë nga forca e ujit.

Ajo po tentonte të shpëtonte veten së bashku me nënën dhe vëllain e saj. Ka qenë vëllai i saj  23-vjeçar që ka identifikuar viktimën ndërsa nëna e tij rezulton ende e zhdukur.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share