Kim Jong Un ka urdhëruar ekzekutimin e rreth 30 zyrtarëve, pasi sipas tij dështuan në menaxhimin e situatës me përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që goditën Korenë e Veriut këtë verë.
Për pasojë mbetën të vdekur rreth 4,000 njerëz, sipas mediave koreano-jugore.
Një zyrtar i regjimit të Kim tha për agjencinë e lajmeve Chosun se fillimisht u ndoqën penalisht për korrupsion dhe shpërfillje të detyrës, dhe më pas u dha vendimi përfundimtar i dënimit me vdekje.