Përmbytjet godasin Kaliforninë e Jugut

Argjentinasit shfrytëzuan plazhet teksa vala e ekstreme e nxehtësisë përfshiu vendin

Stuhitë e fuqishme kanë goditur pjesën jugore të Kalifornisë, duke shkaktuar përmbytje. Qyteti i Long Beach, në jug të Los Anxhelosit, ishte një nga zonat më të goditura, pasi shirat e fuqishëm detyruan autoritetet që të mbyllnin autostradat dhe rrugët. Më shumë se 50 aksidente u raportuan për shkak të përmbytjev

Stuhia nisi fillimisht në Oregon dhe Kaliforninë Veriore në fillim të kësaj jave dhe më pas u përhap në jug, duke shkaktuar dëme në Gjirin e San Franciskos me shira intensivë dhe erëra të forta. Mbi 20 milionë amerikanë në Kaliforninë janë paralajmëruar nga autoritetet që të kenë kujdes maksimal dhe të mos udhëtojnë.

Guvernatori Gavin Newsom aktivizoi një qendër shtetërore operacionale për t’iu përgjigjur stuhive. Stuhia, sipas meterologëve pritet të zgjasë edhe përgjatë fundjavës me shira dhe erëra të fuqishme si dhe borë në Siera Nevada.

Nga ana tjetër, në Argjentinë është një pamje krejt ndryshe. Argjentinasit shfrytëzuan plazhet, lumenjtë dhe dushe publike në Buenos teksa vala e ekstreme e nxehtësisë përfshiu vendin.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar i Argjentinës lëshoi ​​një alarm të kuq moti për nxehtësinë ekstreme në pjesën më të madhe të vendit. Në qytetin e Buenos Aires dhe rrethinat e tij, temperaturat maksimale pritet të arrijnë në 40°C në ditët në vijim.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share