Përmbytjet e fuqishme godasin Spanjën

DY PERSONA HUMBEN JETEN NDERSA DEMET JANE TE MEDHA

Stuhia Dana ka përfshirë një pjesë të madhe të Spanjës duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Dy persona kanë humbur jeten ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të  kufizojnë levizjet. Përmbytjet pasojnë një verë të nxehtë përvëluese në Spanjë.

Moti i keq dhe përmbytjet kanë përfshirë një pjesë të madhe të Spanjës. Alarmi i kuq është vendosur në rajonet e Madridit, Toledos dhe Cádiz.

Banorëve në Madrid u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi për shkak të reshjeve të jashtëzakonshme të shkaktuara nga stuhia Dana. Dy persona humbën jetën teksa po zbrisnin në luginën Gorgol, në rajonin e Aragonit.

Përmbytjet në Alcanar, Tarragona, në bregun lindor të Spanjës bënë që të gjithë banorët të shmangin daljet nga shtëpitë.  Në vetëm 24 orë u rregjistruan 215 mililitra shi.

Përrenjtë dolën nga shtrati duke përmbytur disa shtëpi në Alcanar të Spanjës. Videoja e shpërndarë në rrjete sociale tregon sesi rrjedha e fuqishme e ujit merr përpara çdo gjë dhe duke përmbytur rrugët. Shërbimet e urgjencës u dërguan mesazhe banorëve duke i paralajmëruar ata për rreziqet e përmbytjeve dhe duke i këshilluar që të mos përdorin automjete.

Situata më kritike mbetet në tre rajone bregdetare Cádiz, Tarragona dhe Castelló. Stuhia Dana ka shkaktuar rrëshqitje të dherave, ndërsa shumë automjete kanë ngecur në baltë për shkak të përmbytjeve.

Sipas gazetës El Pais, disa shërbime të trenave janë ndërprerë në të gjithë Spanjën dhe shoferët janë paralajmëruar të shmangin udhëtimet në zonat e përmbytura. Ngjarjet e motit të kësaj fundjave pasojnë një verë të nxehtë përvëluese në Spanjë dhe në pjesën më të madhe të Evropës Jugore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share