Përmbytjet e fuqishme ‘godasin’ New York-un

Një grua humbi jetën ndërsa dëmet janë të mëdha. Në disa rajone është shpallur gjendja e jashtëzakonshme

Nxehtësia ekstreme i lë vendin shiut. Një pjesë e madhe e New York-ut është përfshirë nga përmbytje të fuqishme. Dëmet janë të konsiderueshme ndërsa rrugët dhe autostradat janë mbyllur nga autoritetet pasi janë bllokuar nga uji. Një grua rreth të 30-tave humbi jetën në Hudson pasi rrjedhja e fuqishme e ujit depërtoi në shtëpinë e saj duke e marrë përpara.

Guvernatori Kathy Hochul shpalli gjendjen e emergjencës për Orange County dhe Ontario County. Mbi 30 mililitra shi janë ranë në disa zona në veri të qytetit. Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve që të shmangin udhëtimet. Ndërkaq energjia elektrike është ndërprerë për 13 mijë banorë.

Disa ura janë shembur dhe rrugët janë bërë të pakalueshme. Një video e regjistruar nga një banore e Orange Country, tregon rrjedhën e rrëmbyeshme të ujit që u afrohet shtëpive dhe automjeteve. Paralajmërimet për të tjera përmbytje janë gjithashtu në fuqi për qarqet Manhattan, Bronx, Queens, Ëestchester, Clinton dhe Franklin.

Ndërkaq shirat e fuqishëm kanë përfshirë Indinë dhe Japoninë. Një grua rreth të 70-tave humbi jetën pasi rrëshqitjet e dheut shembën shtëpinë në prefekturën Fukuoka në Japoni, ndërsa tre persona rezultojnë të zhdukur.

Musonet e fuqishme kanë shkaktuar dëme të mëdha në Indinë veriore. 80 njerëz u shpëtuan nga Forca Kombëtare e Reagimit ndaj Fatkeqësive pas përmbytjes së lumit Ghaggar.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share