Nga përmbytjet në Gadishullin Iberik e deri te tornadot në Shtetet e Bashkuara, disa rajone janë goditur rëndë nga moti i keq, shkruan Euronews.
Në Spanjë, një stuhi solli shi të dendur, që bëri që një lumë të dilte nga shtrati në Coria dhe banorët punuan shumë për të pastruar rrënojat e lëna pas nga stuhia.
Në Mynih, të paktën 133 fluturime u anuluan, ndërsa 26 të tjera u shtynë. Por Gjermania nuk është e vetme. Në Mbretërinë e Bashkuar, pasagjerët janë paralajmëruar se fluturimet e tyre gjithashtu mund të anulohen për shkak të motit të ftohtë.
Dhe në Luiziana, të paktën tre persona humbën jetën pasi tornadot pushtuan shtetin amerikan.