Mijëra biznese dhe familje amerikane pa energji elektrike
Një stuhi e fuqishme ka goditur jugun e Floridës, duke përmbytur shtëpi dhe rrugë.
Stuhia, e cila filloi të mërkurën, solli reshje shiu të dendura ndërsa era fryu me shpejtësi 136 km/h.
Më shumë se 86,000 shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike herët pasdite të së enjtes në qarqet Miami-Dade, Broward dhe Palm Beach.
“Nuk kemi parë kurrë kaq shumë përmbytje, kaq patur shumë shi si mbrëmë ashtu edhe gjatë gjithë ditës. Ka shumë kohë që kur ka ndodhur një situatë e ngjashme.Ka qenë një stuhi shumë e fortë.”
Shkollat publike në qarkun Broward të Floridas, u mbyllën të gjitha për shkak të motit të keq.
Sipas shkencëtarëve, intensiteti dhe shpeshtësia e stuhive të forta që kanë goditur SHBA-në vitet e fundit janë të lidhura me ngrohjen globale.
Klan News