Përmbytje në Indi, 14 viktima dhe 102 të zhdukur

Shirat e dendur bënë që uji nga një liqen akullnajor të vërshonte në zona të banuara

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë në garë me kohën në Indi, pas përmbytjeve në shtetin veri-lindor të Sikkim, që shkaktuan vdekjen e 14 personave ndërsa 102 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Zyrtarët thonë se më shumë se 3,000 turistë janë bllokuar në pjesë të ndryshme të vendit.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë kthyer në një sfidë të vërtetë për autoritet atje duke qenë se të paktën 11 ura u shembën nga përmbytjet.

Kjo sipas qeverisë e bën shumë të vështirë për tu ofruar ndihmë personave të bllokuar.

Përmbytjet u shkaktuan nga vershimi i ujit nga një liqen akullnajor i cili për shkak të reshjeve tejkaloi kuotat e tij normale dhe përmbyti edhe zona të banuara.

Përmbytjet në këtë rajon të Indisë nuk janë ta pazakonta pasi edhe vitin e kaluar përmbytjet detyruan evakuuimin e mijëra personave dhe shkaktuan vdekjen e 24 qytetarëve.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share