Përmbytje në Australi, krokodilët në mes të qytetit

Aeroporti në qytetin Cairns është zhytur në ujë, priten dëme të mëdha materiale

Reshjet e dendura të shiut  kanë shkaktuar përmbytje në veri të shtetit Queensland në Australi.

Si pasojë, mijëra persona janë evakuuar, por të tjerë mbeten të bllokuar.

Avionët në aeroportin e qytetit Cairns janë në pushtetin e ujit dhe për këtë arsye është ndalur  çdo funksion i tij. Përmbytjet kanë sjellë edhe krokodilë të shumtë si ky që shihet i cili është kapur nga një banor në mes të qytetit.

Për shkak të motit të keq  operacioni i evakuimit të 300 banorëve të fshatit Wujal Wujal është ndërprerë. Deri më tani nuk viktima apo të zhdukur, por autoritetet presin që përmbytjet të jenë më të  rëndat në shumë vite pasi reshjet intensive pritet të vazhdojnë edhe për 24 orë të tjera.

Moti i keq pritet t’i kushtojë rëndë ekonomisë pasi dëmet materiale vlerësohet se do të arrijnë  deri në 1 miliardë dollarë.

Klan News

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share