Përmbyset varka në Indi, vdesin 22 turistë

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën pasi një varkë e mbushur me turistë u përmbys në shtetin jugor Kerala të Indisë. Bilanci tragjik i viktimave përfshin edhe fëmijë.

Oficeri i policisë, Abdul Nazar tha për “Reuters” se numri i lartë i turistëve përtej kapaciteteve të varkës ka qenë shkaku që shkaktoi përmbysjen e mjetit lundrues.

BBC News raporton se në varkë ishin rreth 50 persona, dyfishi i kapacitetit të saj, kur u përmbys mbrëmjen e së dielës në Indi.

Sipas mediave lokale, shumë udhëtarë u bllokuan nën varkë dhe errësira pengoi përpjekjet e ekipit të kërkim-shpëtimit. Ministri indian, Abdurahiman bëri të ditur se të paktën 4 persona që u dërguan në spital, janë në gjendje kritike për jetën.

Të mbijetuarit rrëfyen se shumë nga pasagjerët nuk kishin veshur jelek shpëtimi në momentin që ndodhi tragjedia. Akoma nuk është i qartë numri i saktë i pasagjerëve të zhdukur.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share