Një kamion i ngarkuar me koshere bletësh u përmbys në një rrugë në Ontario, Kanada duke vënë në alarm autoritetet. Rripat e lidhur pas koshereve u liruan dhe krijuan një ‘re’ bletësh që fluturonin të lira.
Policia menjëherë shpërndau një lajmërim në rrjetet sociale ku njoftonte banorët dhe automjetet që të qëndronin larg zonës ndërkohë që disa bletërritës vullnetarë ndihmuan për rikthimin e insekteve në kosheret e tyre.
Michael Barber, një prej bletërritësve që ndihmoi në kapjen e disa nga 5 milionë bletët, tha “CNN” se insektet po zhvendoseshin pasi ishim përdorur për polenizim. Në këtë periudhë të vitit, bletërritësit i kthejnë bletët në kopshtet dimërore. “Kishte rreth 40 koshere në kamion dhe 20 prej tyre ranë sepse shoferi u përpoq të shmangte një dre”.
Pas 4 orësh, disa prej koshereve ishin lënë në rrugë me shpresën se bletët që ishin larguar do të riktheheshin te mbretëresha e tyre.
Bletërritësi shtoi se “ishte e trishtë të shihje bletët e shumta që kishin ngordhur”, por puna e të gjithëve së bashku për të zgjidhur situatën ishte një gjest i bukur komunitar.