Përleshje me armë zjarri, vritet këngëtari nga Shkupi

KRONIKË E ZEZË

 Si rrjedhoj e incidentit të armatosur mbrëmë në rrugën e Plasikave në Shkup ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë kanë ngelur të plagosur. Nga Prokuroria thonë se po punohet për zbulimin e autorëve.

Një debat mes disa personave ka përfunduar me gjuajtje me armë zjarri, e cila la pasoja fatale. Tre persona u plagosen dhe u dërguan në spital, ku njëri prej tyre ndërroi jetë. Viktima është e njohur për opinionin. Bëhet fjalë për këngëtarin dhe blogerin, Amar Ismani.  Përleshja me armë zjarri ka ndodhur në bulevardin “Nikola Karev” në Shkup, të njohur ndryshe si “Rruga e Plastikave, rreth orës 23:40.

“Në ora 23:45 nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit “Shën Naum Ohri” është njoftuar se me plagë nga arma e zjarrit është sjellë T.A.(24) nga Shkupi. Në orën 23:51, nga Kompleksi i Klinikës “Nënë Tereza” është raportuar se me plagë me armë zjarri i janë sjellë O.B (19) dhe A.I (29), ku pas ndihmës së dhënë, në orën 00:45. më 27/05/2024, A.I. ka vdekur” – thonë nga MPB.

Nga Prokuroria thonë se po punohet për zbulimin e autorëve.

“Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me ekipet hetuese të MPB-së, gjatë natës kanë kryer kontroll në bulevardin “Nikolla Karev”, ku nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për ekspertizë të gjurmëve të marra nga vendi i ngjarjes, ndërsa janë duke u ndërmarrë veprime të tjera. Ministria e Punëve të Brendshme po punon për zbulimin e autorëve” – thonë nga Prokuroria.

MPB pritet që të dale me detaje për rastin në fjalë se cilat janë motivet e vrasjes dhe çfarë veprime po ndërmerren për zbardhjen e saj. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share