Përleshje masive mes shqiptarëve dhe nigerianëve, burgu në Itali përfshihet nga flakët

Kaosi ka përfshirë një burg në Itali, pasi disa shqiptarë dhe nigerianë që po vuanin dënimin aty, janë përleshur me njëri-tjetrin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të ditës së djeshme, ku përleshja u pasua nga një zjarr, pasi disa nga të burgosurit u vendosën flakën batanijeve.

Po ashtu, duke përfituar nga kaosi, disa të burgosur të tjerë tentuan të arratiseshin. Më pas policia arriti të rivendoste rendin dhe sigurinë dhe të mbyllte qelitë e seksionit të shtatë, e ndihmuar edhe nga kolegë të ardhur nga institucionet e tjera penale.

Nga ngjarja mësohet se me tre punonjës të burgut mbetën të plagosur, por fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share