Në Komisionin për Financa dhe Buxhet ka ndodhur një ngjarje e pazakontë mbrëmë, kur deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski, e ka quajtur deputetin e LSDM-së, Fatmir Bytiqi, me fjalët “rren”, “gënjeshtër” dhe “renacak”. Kjo ka shkaktuar një përplasje verbale mes dy deputetëve, ndërsa Bytiqi, për të mbrojtur veten, ka drejtuar gishtin për të treguar se kush ishte ai që po thoshte këto fjalë.
Në një deklaratë pas incidentit, Bytiqi ka theksuar se kjo ngjarje është një tregues i tendencave të pushtetit autoritar, duke shtuar se shumica po tenton të mbyllë gojën opozitës dhe të ndalojë fjalën e saj. Sipas Bytiqit, kjo është një përpjekje për të imponuar një pushtet autokratik, i cili nuk toleron ata që mendojnë ndryshe.
“Ndërhyrjet e tilla nuk janë të zakonshme në tempullin e demokracisë, por ndodhin kur pushteti tregon shenja të forcës dhe autokracisë,” tha Bytiqi. Ai shprehu shqetësimin se ky lloj i sjelljes është një shenjë e qartë e tendencave për të shtypur lirinë e fjalës dhe për të dhunuar parimet demokratike.
Kjo përplasje ka ndodhur gjatë debatit për Propozim-Buxhetin e ri të shtetit, në të cilin LSDM-ja dhe BDI-ja, respektivisht Fronti Europian, kanë dorëzuar disa qindra amandamente. /tvklan.mk/