Ahmeti: Të kemi më shumë Hasan Prishtina në vendin tonë
Nën patronatin Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve e me nderime tek përmendorja e Hasan Prishtinës në Shkup dhe Isa Boletinit në Saraj, u shënua përvjetori i çlirimit të Shkupit nga ana e kryengritësve shqiptarë.
“Duke rikujtuar edhe një herë 12 gushtin e vitit 1912, historia më e re do të nxjerrë mësime të shumta, në bazë edhe të pësimeve, por kujtimi për Hasan Prishtinën dhe bashkëudhëtarët e tij do të mbetet amanet i brezave në ardhje për ta shndërruar Shkupin në pikëtakim të ideve progresive që një ditë Maqedonia Veriut të jetë një ‘Zvicër e Ballkanit'”, tha Skënder Asani, drejtori i ITKSH.
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në fjalën e tij kujtoi kontributin dhe sakrficat që ka dhënë Hasan Prishtina.
“Shqipëria pati më shumë Hasan Prishtina dhe pjesa e mbetur jashtë kufijve ka patur vetëm një Hasan Prishtinë. Skënder dhe gjithë ju njerëz të studimeve përgatitni sa më shumë Hasan Prishtina sepse ata dinë ta bëjnë Maqedoninë, Zvicra e Ballkanit. Hasan Prishtina ka qenë trim dhe i guximshëm dhe mbi të gjitha i mençur”, tha Ali Ahmeti.
Në këtë përvjetor u promovua edhe pulla postale me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Hasan Prishtinës./KlanMacedonia
https://youtu.be/1A7GcdOpBhU