Përkeqësohet shëndeti i Bruce Willis

Aktori që vuan nga afazia nuk flet më

Gjendja shëndetësore e aktorit, Bruce Willis vazhdon të përkeqësohet.

Familja e aktorit të suksesshëm 67-vjeçar, njoftoi në muajin Mars se do të tërhiqej nga skena për shkak se vuante nga aphasia, por duket se tani gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar më tepër.

Burime për mediat e huaja kanë thënë se ai nuk flet më.

“Ai nuk flet më dhe nuk kupton se çfarë thonë njerëzit e tjerë. Familja e di se Bruce nuk do të jetë përgjithmonë, kështu që ata po shijojnë çdo moment së bashku”, zbuloi një burim.

Bruce Willis është i njohur për një karrierë të gjatë në Hollywood, për mbi shtatë dekada, duke luajtur në role kryesore në filmat të shumtë si: “Die Hard”, “Armadeddon”, “Pulp Fiction”, “The Fifth Element”, “The Sixth Sense”, “12 Monkeys and Sin City” etj.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share