Një parti e zhytur në afera korruptive dhe me përfaqësues të futur në listat e zeza amerikane nuk mund të pretendojë se informon faktorin ndërkombëtar – reagojnë nga koalicioni VLEN, pas njoftimit të BDI-së se ka alarmuar faktorin ndërkombëtar lidhur me përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga institucionet kyçe të shtetit në Maqedoninë e Veriut.
Sipas VLEN, BDI mund të raportojnë në Kremlin, por jo te SHBA-të dhe partnerët strategjikë, të cilët janë të vetëdijshëm për abuzimet dhe keqqeverisjen e BDI-së, pasi sipas tyre, fatkeqësia më e madhe është sot se BDI deri dje ishte sy mbullur e memec teksa shqiptqarët kërkonin drejtësi për rastet e montuara, shqiptarët kërkonin punësime, shqiptarët kërkonin të përfaqësoheshin me dinjitet. Këtë nuk e bëri BDI prandaj edhe sot është në opozitë – thuhet në reagimin e VLEN.