OPOZITA BRAKTIS SEANCËN – KRITIKA DHE AKUZA PËR FATKEQËSI KOMBËTARE
Udheheqësi i grupit kriminal i cili akuzohet sulmin në Banjskë Milan Radoiciq është bërë shkak i një debati të ashpër në Kuvend pas publikimit të përgjimeve të fundit nga mediat në Kosovës të bisedës së tij me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari Lila.
Në bisedën telefonike Kusari Lila i kërkon Radoiqiqit votat e listës serbe për kalimin e ligjit për pagën minimale si dhe zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese.
Deputetët e opozitë hodhën kritika madje e quajtën edhe fatkeqësi kombëtare përfshirjen e Kusari Lilës në biseda me terroristin Radoiciq i cili në atë kohë ishte në listën e zezë të SHBA-së dhe kërkohej nga drejtësia në Kosovë.
Kusari-Lila, i ka quajtur këto pretendime si “shpifje dhe fabrikim”.
Mimoza Kusari Lila- Shefe e GP të LVV-së
Kjo çka ka dalë dje, është fabrikim i plotë. Imagjinoni kur të dalin fotot e përurimit të shtëpisë së Radoiçiqit. Imagjinoni kur dalin dhuratat për fëmijët e Radojçiqit nga zyrtarë e udhëheqës. Imagjinoni kur dalin kush e ka vizitu e kush ka pas biznese. Juve po ju them votimi në lexim të parë i Ligjit për Pagën Minimale ka ndodhë në maj të vitit 2022.
Deputetët e opozitës kërkuan debat për këto përgjime por kërkesa e tyre nuk u aprovua dhe si rrjedhojë ata lëshuan seancën.
Kreu i AAK-së Ramush Haradianj tha se kryeministri Kurti është spiuni i shtetit serb.
Në ligjin për pagat minimale ishin përjashtuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për cka edhe në atë kohë kishte pasur kundërshtime të mëdha nga opozita.