“Përgjigjja e shpejtë”, fillon stërvitja ushtarake në Maqedoninë e Veriut

Në poligonin e Armatës “Krivollak” sot fillon stërvitja “Përgjigje e shpejtë 23” e cila është pjesë e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare në Evropë këtë vit “Defender Europe 23” dhe do të zgjasë deri më 2 qershor.

“Përgjigje e shpejtë 23” do të realizohet në tetë vende të rajonit, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bullgarinë, Bosnja e Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, Slloveninë dhe Kosovën.

Në pjesën e stërvitjes që do të realizohet në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht në poligonin e Armatës “Krivollak”, do të marrin pjesë rreth 1.850 pjesëtarë të katër armatave të NATO-s – SHBA-së, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe një vend partner, Kosova.

Plotësisht, Armata e Maqedonisë së Veriut me rreth 130 pjesëtarë do të marrë pjesë në realizimin e kësaj stërvitje edhe në Gjermani, Slloveni, Kroaci, Kosovë dhe Shqipëri.

Qëllimi i stërvitjes është përmirësimi i aftësive ushtarake dhe ndërveprueshmëria e aleatëve dhe partnerëve. Përmes kryerjes së diapazonit të bashkuar të operacioneve, misioneve dhe aktiviteteve, stërvitja do të ndikojë në përmirësimin e shpejtësisë së veprimit dhe harmonizimit të procedurave operative.

Njësitë do të përdorin pajisjet e tyre formuese dhe armatimin, ndërsa si pjesë e pajisjes janë automjetet e blinduara nga seria e “HMMWV” helikopetë luftarak “AN-64 ARASNE”, helikopterë transportues “UH-60” (Black Hawk), helikopterë transportues “CH-47” (Chinook), helikopterë transportues medicinal “HH-60” (Black Hawk), helikopter transportues “Mi 8/17” dhe mjete artilerie “minahedhës dhe haubicë”.

Gjatë stërvitjes në PA “Krivollak” do të prezantohet edhe projekti ORIGIN i cili paraqet platformë për testim dhe demonstrim të teknologjive të reja, gjegjësisht autonome, automjete robotike tokësore të Komandës për zhvillim të aftësive ushtarake të SHBA-së.

Për shkak të mbrojtjes së mjedisit jetësor, në bashkëpunim me laboratorinë universitare AMBIKON në Universitetin e Shtipit është organizuar matje e grimcave të pezulluara gjatë stërvitjes në PA “Krivollak”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share