Përgjaket sfida e Champions, 58-vjeçari britanik plagoset me thikë në mes të Milanos

Përgjaket prag sfida e duelit të Champions League mes Milanit dhe Njukasëllit.

Një tifoz 58-vjeçar është goditur me thikë nga një grup prej tetë personash në qendër të qytetit të Milanos. Ai ka marrë një plagë në shpinë dhe dy në krahë.

Tifozi britanik ndodhet në spital në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Policia italiane ka nisur hetimet, por për momentin nuk është e mundur të përcaktohet nëse personi është sulmuar për arsye futbolli apo për arsye të tjera.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share